Sulmet kibernetike, në rrezik shumë biznese ndërkombëtare e vendore
BKT
Ekonomi

Sulmet kibernetike, në rrezik shumë biznese ndërkombëtare e vendore

Enver Gashi

Por bizneset në Kosovë, kanë edhe probleme të tjera. Një prej tyre janë sulmet kibernetike të cilat shpesh nuk merren shumë seriozisht. Derisa 44% e bizneseve ndërkombëtare, rrezikun kryesor për vitin 2022 e shohin nga sulmet kibernetike, sipas njohësve te fushës, edhe bizneset kosovare kanosen nga një rrezik i tillë.

Digjitalizimi ka ndikuar në shtimin e rrezikshmërisë së sulmeve kibernetike. Kjo, bazuar në hulumtimin e kompanisë ndërkombëtare statistikore STATISTA. Sipas saj, 44% e bizneseve deklarojnë se rreziku kryesor për vitin 2022 vjen nga sulmet kibernetike.

“Sot dëgjojmë çdo ditë e më shumë se që bimë viktima të incidenteve të sigurisë sikurse që janë ansoweri i cili është një lloj i virusit që i ankrepton të gjitha shënimet edhe kemi pas me disa institucione financiare në Kosovë por edhe më shumë biznese të industrisë së ndërtimit edhe industrive të ndryshme. Halli i dytë që kanë biznese janë invoice fishing kur faturat e tyre ndryshohen, është një person në mes një haker në mes i cili ndryshon adresën e llogarisë ku bëhet pagesa edhe ka pasur viktima të OJQ-ve, por edhe të bizneseve ku është dashur të paguajnë një konsulent ose një shërbim dhe ata kanë paguar një person tjetër,në fakt një haker i jashtëm i cili i ka bartur paret”, thotë Tanzer Abazi, njohës i sigurisë kibernetike.

Sulmet e tilla janë evidente edhe tek ne.

 “Është në trend lufta kibernetike, një luftë e cila është duke marrë përmasa të shumta, do të thotë jo vetëm më Ballkan por edhe në botë, dhe sot investimet më të mëdha që bëhen pothuajse nga komuniteti biznesor të qeverive është siguria nga sulmet kibernetike, ekzistojnë forma të ndryshme që atakojnë biznesin dhe në këtë drejtim besojnë edhe Kosova dhe komuniteti biznesor është i rrezikuar”, thotë Safet Gërxhaliu, ekonomist

Ekspertët madje edhe ata që ofrojnë shërbime të sigurisë kibernetike, deklarojnë se është fakt që bizneset shumë pak investojnë në mbrojtje nga sulme të tilla.

 “Ata duhet të investojnë në infrastrukturë të sigurisë, hardverike dhe në insftrastrukturë softwerike poashtu në përgatitje të personelit të tyre për mënyrën e trajtimit të informacionit dhe rrjedhjes së informacionit dhe shkëmbimit të informacionit me palë të tretat”, thotë Gazmend Selmani, eksper i TI.

Sipas statistikave të policisë, gjatë vitit 2018 ka pasur 43 raste të sulmeve kibernetike të raportuara, në vitin 2019, 46 raste dhe 2020 gjithsej 52 raste, e po ashtu një numër të madh të asistimeve nga ana e policia.

 


MË SHUME NGA Ekonomi