11:14 / 04.04.2022
Hapen terminet për viza në Ambasadën Gjermane
Është hapur afati për termine të reja për viza gjermane. Ambasada Gjermane në Kosovë ka njoftuar lista e regjistrimeve për termine në periudhën maj deri në fillim të muajit qershor do të hapet sot në ora 14:00.
“Lista e regjistrimeve për termine për periudhën prill deri në fillim të muajit maj është mbyllur. Lista e regjistrimeve për termine në periudhën maj deri në fillim të muajit qershor do të hapet nga 04.04.2022 në orën 14:00 deri më 13.04.2022 në orën 14:00”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
E për shkak të kërkesave të larta për caktim të terminëve, ambasada vendosi rregullin e ri për terminë. Në dhjetor të 2021-ës, u vendos që terminet të caktohen nëpërmjet procedurës së tërheqjes së shortit. Informata më të hollësishme gjeni këtu.























