14:22 / 05.04.2022
Nga 5 deri më 8 Maj 2022 mbahet ‘Panairi PRISHTINA 2022’
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) njofton se nga data 5 deri më 8 Maj 2022 do të mbahet “Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar PRISHTINA 2022”.
“Ky panair do të vijë me një gamë të gjerë ekspozuesish vendor, rajonal dhe ndërkombëtar duke synuar mbështetjen dhe zhvillimin e çdo sektori të ekonomisë. Panairi “PRISHTINA 2022” është një event tradicional ku ndërmarrjet do të kenë mundësinë të promovojnë produktet dhe shërbimet e tyre, si dhe të njoftohen me mundësitë e zgjerimit, depërtimit dhe rritjes së pjesëmarrjes në tregjet e huaja. Ftojmë të gjitha ndërmarrjet e interesuara që të marrin pjesë në këtë organizim i cili do të mbahet në Qendrën e Panaireve, në fshatin Shkabaj në Prishtinë”, njofton OEK-u.























