AUV largon nga tregu disa seri të produkteve "Kinder"
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka tërhequr nga tregu disa seri të produkteve “Kinder”, të cilat tregtohen në Kosovë.
Në njoftimin e kësaj agjencie thuhet se nga dita e parë e lajmërimeve se disa seri të produkteve "Kinder", prodhues "Ferrero", kanë rezultuar pozitive në salmonelë në vende të tjera, menjëherë kanë nisur hulumtimet mbi mundësitë e shitjes së këtij produkti edhe në vendin tonë.
“Edhe pse deri më tani asnjë nga produktet Kinder të tregtuara në Kosovë nuk ka ndonjë analizë që ka rezultuar pozitiv në salmonelë, në koordinim dhe me njoftim të prodhuesit, si masë paraprake është vendosurtërheqja e produkteve Kinder, sipas disa llojeve dhe serive”, thuhet në njoftimin e kësaj agjencie.
Sipas AUV-së, prodhuesi në koordinim me distributorin kanë vendosur për të tërhequr vullnetarisht këto produkte të specifikuara. Inspektorati Sanitar i AUV-së është dukë bërë mbikëqyrjen e tërheqjes së produkteve dhe në të njëjtën kohë janë duke marrë mostra për testime laboratorike./N.M./























