Guvernatori Mehmeti: Kosova arriti të ruajë stabilitetin financiar
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot po mban mbledhje, në të cilën po raportojnë guvernatori, zëvendësguvernatori dhe anëtarë të bordit të BQK-së, rreth stabilitetit financiar dhe stabilitetit të çmimeve në Kosovë.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, të mërkurën para Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere të Kuvendit të Kosovës ka thënë se ekonomia e Kosovës me gjithë qw ka pasur probleme ka arritur ruajë stabilitetin financiar.
“Stabiliteti financiar i Kosovës është i aftë të përballojë disbalancën, ne si BQK të kemi arritur ta ruajmë balancën, sistemi financiar arriti të ruajë dhe rikuperoj tronditjen, rolin më të rëndësishëm në këtë drejtim e ka pasur sektori bankar i Kosovës”, tha guvernatori Mehmeti.
Sipas tij kriza e pandemisë e ka gjetur sektorin bankar mirë të kapitalizuar dhe me likuidet shumë të mirë.
“Kjo është arritur falë BQK-së dhe kapacitet që kemi, pra si bankë kemi arritur të marrim masa që në fillim të pandemisë, pra kemi marrë masa për kredinë pa asnjë ndëshkim. Pa pastaj kemi publikuar udhëzuesin për ristrukturim të kredive pa implikim në ranglistën për kredi”, tha ai.
Mehmeti tha se bankat ruajtën aftësitë, duke e pasur për bazë qasjen pro aktive të BQK-së. “Sektori bankar po luan rol të rëndësishëm në rimëkëmbjen ekonomike, asetet në sektorin janë prej 5.5 miliardë euro”, tha ai.
Guvernatori i Bankës Qendrore, Fehmi Mehmeti, ka thënë se në muajt e parë të vitit 2022 ka pasur rritje të importit, rrjedhimisht edhe rritje të inflacionit. Ai tha se është e vështirë ndërhyrja e BQK-së pas ngritjes së çmimeve në vend pasi inflacioni është i importuar. Vetëm në janar të këtij viti, Mehmeti tha se shkalla e inflacionit është 7.1 për qind, por stabiliteti financiar i Kosovës është i qëndrueshëm.
Edhe zëvendësguvernatori i BQK-së, Sokol Havolli, tha se kas pasur rritje të mbulimit të kredive. “Cilësia e portfolios është e jashtëzakonshme, pra e shkëlqyeshme”, tha ai.
Në raportim po marrin pjesë edhe anëtarë të bordit të BQK-së, Nora Latifi Jashari dhe Bashkim Nurboja.(A.B)























