Inflacioni në Rumani rritet më pak se sa parashikohej
BKT
Ekonomi

Inflacioni në Rumani rritet më pak se sa parashikohej

Inflacioni i çmimeve të konsumit në Rumani u përshpejtua për të tretin muaj radhazi, por rritja ishte më pak nga sa pritej, treguan të hënën të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. 

Inflacioni i çmimeve të konsumit u rrit paksa në 8.5% në shkurt, nga 8.4% në janar. Ekonomistët kishin pritur një inflacion prej 9.0%. 

Çmimet e artikujve joushqimorë u rritën me 9.3% dhe çmimet e ushqimeve u rritën me 8.8% në bazë vjetore në shkurt. Çmimet e shërbimeve u rritën me 6.1%. Në bazë mujore, indeksi i çmimeve të konsumit u rrit me 0.6% në muajin shkurt. 

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, ose IHÇK, u rrit me 7.9% në bazë vjetore në shkurt, pas një rritjeje prej 7.2% muajin e kaluar. Në bazë mujore, IHÇK-ja u rrit me 1.0% në shkurt. 


MË SHUME NGA Ekonomi