FMN ul parashikimin për rritjen ekonomike të Japonisë në vitin 2022
BKT
Ekonomi

FMN ul parashikimin për rritjen ekonomike të Japonisë në vitin 2022

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) rishikoi parashikimin e tij për normën e rritjes së ekonomisë japoneze për vitin 2022.

Sipas raportit të fundit të institucionit, i cili u përditësua këtë muaj si rezultat i negociatave me autoritetet japoneze, FMN-ja uli parashikimin e rritjes për ekonominë japoneze.

Sipas kësaj, me efektin e rritjes së çmimeve të naftës dhe luftës Ukrainë-Rusi, parashikimi i rritjes prej 3.3 për qind në janar 2022 u ul në 2.4 për qind.

Në raport rreth konsumit të brendshëm thuhet se "kërkesa e brendshme ndoshta do të rikuperohet më ngadalë për shkak të çmimeve të larta të mallrave".

Duke theksuar se kërkesat e tregut të huaj do të ndikohen nga "risqet gjeopolitike", në raport gjithashtu i rekomandohet Japonisë "shpejtësi dhe fleksibilitet në politikat e saj fiskale afatshkurtra".


MË SHUME NGA Ekonomi