Protestojnë sindikalistët, kërkojnë rriten e pagave
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura te Kosovës (BSPK) të premten ka mbajtur protestë me kërkesë rritjen e pagave, zbatimin e Ligjit për sigurimin shëndetësor, si dhe ndryshim-plotësimin e Ligjit për skemat pensionale.
Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, tha se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre të përbashkëta. “Ju shoh juve që në vazhdimësi derdhni djersën e vetëm e vetëm për ta quar vendin drejt prosperitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomiko social. Ju shoh juve që keni derdhur dhe derdhni djersën dhe keni bërë mund për të arsimuar njeriun e kësaj kohe. Ju na sollët deri te kjo protestë. Në Kosovën tonë të lirë a duhet e them jo dhe besoj fort se edhe ju pajtoheni. Nuk mund të durojmë shpërfilljen dhe mos pranimin e dialogut social dhe mos respektimin e profesionalizmit tonë. Çmimet kanë kapur majat e pagat dhe rrijnë aty dhe kjo vetëm për punëtorët se të tjerët nuk e kanë keq. dhe falë djersës së punëtorëve”, tha ai.
Ndryshe kërkesat e tyre janë; Përcaktimi i Pagës Minimale, Miratimi i Ligjit për Paga, Nisja e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore, Nënshkrimi i marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse, Amendamentimi-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuar nga Shteti, pranimi i përvojës se punës për të gjithë të larguarit nga puna gjatë viteve të 90-ta, dhe të eliminohet kriteri prej 15 vite përvojë punë para vitit 1999.























