13:13 / 08.04.2022
Xhaferi: Problemit të nivelimit të pusetave në Prishtinë i ka ardhë fundi
Krenar Xhaferi, Drejtor i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, tha se problemit të nivelimit të pusetave në Prishtinë i ka ardhë fundi
"Për nivelimin e pusetave jemi duke aplikuar një metodë tjetër. I kemi urdhëruar të gjithë kontraktorët që kornizën e pusetës ta instalojnë në konstruksionin e betonit të pusetës , si element i parafabrikuar, duke ngjeshur mirë bazën, e pastaj duke e vendosur mbi pusetë. Mbi të, lihet pjesa e vendosjes së asfaltit. Kjo metodë tani është duke u aplikuar në gjithë rrugën “Muharrem Fejza” dhe në gjitha rrugët, ku do të punojmë tash e tutje. Kjo na siguron nje stabilizim të mirë të kapakut dhe të rrugës. Pllaka do të jetë 1.2 x 1.2 m me trashësi 0.20 cm", ka shkruar Xhaferi në "Facebook".























