07:17 / 13.04.2022
Dëgjim publik për Projektligjin për borxhin shtetëror e garancitë shtetëror
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere do të mbajë dëgjim publik lidhur me Projektligjin Nr.08/L-099 për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore.
“Ftohen përfaqësues të shoqërisë civile, ekspertë dhe grupet e interesit për të dhënë kontributet e tyre në këtë dëgjim”, njofton Kuvendi i Kosovës.























