Britania me inflacion vjetor në nivelin më të lartë në 30 vitet e fundit
BKT
Ekonomi

Britania me inflacion vjetor në nivelin më të lartë në 30 vitet e fundit

Inflacioni vjetor i konsumatorit në Britani të Madhe ka arritur në një nivel të ri të lartë 30-vjeçar duke shkuar në 7 për qind në mars dhe duke tejkaluar vlerësimet e tregut.

Shifra u rrit nga 6.2 për qind të regjistruara në shkurt. "Rritja erdhi nga rritja e gjerë e çmimeve në të gjithë vendin, si energjia elektrike, gazi, karburantet motorike, automjetet e përdorura, ushqimet në restorante dhe hotelet", tka njoftuar Zyra për Statistikat Kombëtare.

Në baza mujore, indeksi i çmimeve të konsumit u rrit me 1.1 për qind në mars 2022, kundrejt një rritjeje prej 0.3 për qind në mars 2021.


MË SHUME NGA Ekonomi