Ramosaj: Përkrahja prej 100 euro, e momentit
BKT
Ekonomi

Ramosaj: Përkrahja prej 100 euro, e momentit

Qeveria e Kosovës ka vendosur nga 100 euro shtesë për të gjithë punëtorët e Kosovës, në të gjitha sektorët. Po ashtu qeveria ka propozuar që paga minimale të jetë 264 euro, por që ka hasur në reagime të ndryshme nga sindikatat në vend.

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Berim Ramosaj vlerësoi se masa prej 100 euro është më së paku qeveritare.

“Ndihmat të tilla janë bërë në rrethana të tjera, ka pasur raste në ShBA në mënyrë individuale p.sh. në kohën e pandemisë. Ka pasur arsye sociale, ky është një vendim i vonuar që është dashur të merret në kohën e pandemisë”, tha Ramosaj në emisionin “Aktual”, në RTK.

Sipas tij përkrahja prej 100 euro është e momentit.

 


MË SHUME NGA Ekonomi