07:28 / 15.04.2022
Diskutohet për sigurimet shëndetësore e skemat sociale në Kosovë
Sot me fillim nga ora 13:00, në Kuvendin e Kosovës (salla N-506), me organizim të Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), mbahet tryezë diskutimi me temë "Sigurimet shëndetësore dhe skemat sociale në Kosovë".
“Qëllimi i kësaj tryeze është diskutimi mbi mungesën dhe nevojën e sigurimeve shëndetësore dhe problemet mbi skemat sociale në Kosovë. Ndonëse kaluan 23 vite nga lufta, këto të drejta fatkeqësisht i mungojnë qytetarëve tanë, pra sistemit tonë shëndetësor, juridik e politik. Pjesë e diskutimit në këtë tryezë, do të jenë përfaqësues nga sindikatat e ndryshme në vend, përfaqësues të sektorit të shëndetësisë dhe OJQ të ndryshme”, thuhet në njoftimin e AAK-së























