07:06 / 19.04.2022
Ministrja Hajdari raporton për rezervat shtetërore të mallrave
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të martën do të mbajë mbledhje, në të cilën do të raportojë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Ministrja Hajdari do të raportojë lidhur me gjendjen dhe administrimin e rezervave shtetërore të mallrave; si dhe lidhur me “Projektin e Konkurrueshmërisë dhe Gatishmërisë për Eksport-CERP huamarrje nga Banka Botërore”.
Po ashtu në këtë mbledhje do të bëhet edhe shqyrtimi i raportit me rekomandime për Projektligjin nr.08/L-056 për mbrojtjen e konkurrencës dhe caktimi i ekspertit për hartimin e nismës legjislative “Projektligji për kriptovaluta”.























