Durmishi: Vetëm kontrata për pistën e Aeroportit është e negociuar
BKT
Ekonomi

Durmishi: Vetëm kontrata për pistën e Aeroportit është e negociuar

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë se përpjekja e PDK-së për t’i bërë të duken si ajo vet është e dobët dhe e dështuar. Ai ka paralajmëruar padi për shpifje ndaj deklaratave të cilat deputeti Abelard Tahiri përmes një konference akuzoi MI-në për 42 kontrata një burimore me vlerë mbi 9 milionë euro.

“Në Ministrinë e Infrastrukturës, është vetëm një kontratë që ka të bëjë me pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës”, tha ai për RTK. Sipas tij për shkak të pandemisë është dashur që të diskutohet me kompaninë amerikane që e mbikëqyrë projektin e ANP-së. “Është vetëm një kontratë e negociuar e lidhur nga MMPHI-ja, për projektin e “Zgjatjes së pistës së Aeroportit Adem Jashari”, projekt ky i ndërprerë për shkak të pandemisë. Sot pista e aeroportit është e zgjatur, janë instaluar mjete navigimi që aeroportin tonë e bëjnë më të sigurtin në Ballkan”, tha ai.

Durmishi ka kritikuar qeveritë e kaluara për shkak të mos kryerjes së punëve që kanë të bëjnë me rrugët në Kosovë.


MË SHUME NGA Ekonomi