​Shtatë pacientë të spitalizuar nga COVID-19
Shëndetësi

​Shtatë pacientë të spitalizuar nga COVID-19

Shtatë pacientë janë të spitalizuar nga COVID-19, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.


Në njoftimin e ShSKUK bëhet e ditur se prej tyre, katër pacientë janë të konfirmuar me COVID-19, tre post-Covid, ndërsa katër të tjerë me oksigjeno-terapi.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, katër pacientë;

Spitali i Gjakovës, tre pacientë.