Diskutohet rreth kontributit të sektorit privat për të mirën kolektive
BKT
Ekonomi

Diskutohet rreth kontributit të sektorit privat për të mirën kolektive

RTKlive

Rrjeti CSR Kosova, në bashkëpunim me Këshillin për Zhvillim të Qëndrueshëm (në kuadër të Kuvendit të Kosovës), të mërkurën organizon tryezën e rrumbullakët për të diskutuar rreth Kontributit të Sektorit Privat për të Mirën Kolektive (CSR) dhe Progresin Socio-Ekonomik në vend.

Tryeza do të organizohet në Prishtinë, dhe do të shërbejë si platformë për të promovuar integrimin e praktikave të mira të CSR në modelet biznesore, të cilat kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. ​


MË SHUME NGA Ekonomi