Dogana e Kosovës parandaloi kontrabandimin e Etanolit nga Serbia
BKT
Foto/ Dogana e Kosovës
Ekonomi

Dogana e Kosovës parandaloi kontrabandimin e Etanolit nga Serbia

A.Bela / RTKlive.com

Dogana e Kosovës, ka njoftuar se oficerët e saj sot kanë arritur të parandalojnë një kamion i cili transportonte 13440 etanol (alkooh 96%).  

“Pas informatave të siguruara përmes rrugëve operative njësitet anti-kontrabande të Doganës së Kosovës kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një kamion të dyshuar i cili vinte nga Mitrovica. Me këte rast është arritur të parandalohet kontrabandimi i 13440 litra Alkool koncentrat 96% Etanol me vlere prej 23,923.20 euro (me origjinë nga Serbia). Derisa shmangiet nga Detyrime Doganore të llogaritura për të rast janë 83,253.27 Euro”, thuhet në komunikatën e Doganës së Kosovës.

Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtine dhe me urdhër të Prokurorit kujdestar i dyshuari është intervistuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje, kur malli i kontrabanduar është sekuestruar.

“Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Doganës së Kosovës.

Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095.


MË SHUME NGA Ekonomi