Receta për hallve
Rtklive
Kuzhina

Receta për hallve

Hallva është një pjatë e ëmbël e bërë nga mielli, yndyra, sheqeri dhe shtesa të tjera.

Përbërësit:

▪ 100 gr gjalpë ose margarinë
▪ 100 g miell
▪ 100 g sheqer
▪200 ml ujë
▪ 1 sheqer vanilje
▪ arra ose kokos për dekorim

Përgatitja:

Gjëja e parë që do të bëni është të shkrini 100 gramë gjalpë dhe ta lini të shkrihet plotësisht. Më pas shtoni 100 gramë miell.

Masën e trazojmë vazhdimisht për 10 minuta duke u kujdesur që hallva të mos digjet.

Në një tenxhere tjetër hidhni 200 mililitra ujë dhe 100 gramë sheqer dhe shtoni një qese sheqer vaniljeje.

Më pas zieni ujin dhe sheqerin dhe e shtoni në përzierjen e gjalpit dhe miellit.

Pas disa sekondash, filloni të përzieni përzierjen në mënyrë që të mos krijohen droçka.

Kur hallva të jetë bërë, e lëmë të ftohet për disa minuta dhe më pas i japim formë me lugë.

 

 

 


MË SHUME NGA Kuzhina