VIDEO-Fermerët kërkojnë mbështetje më të madhe të institucioneve
Islam Haxhiu/ RTK
Fermerët në mbarë vendin kërkojnë vëmendje më të madhe institucionale, pasi shumë nga ta sigurojnë të ardhurat nga kjo punë. Ata ankohen se shtrenjtimit e fundit, kanë ndikuar edhe në të mbjellat e tyre.
Falë prodhimeve të fidanëve të reja, kryesisht të specit, patates dhe domateve, fermeri Imer Elezaj nga Strellci, jo vetëm që po e mban familjen, por me ato mjete të fituara po e financon edhe shkollimin e tre studentëve.
“Edhe pse kushtet në të cilat punon Imeri nuk janë aspak të mira dhe sidomos pas rritjes së çmimeve këtë vit, ai thotë se marrja me këtë veprimtari bujqësore sjellë edhe përfitimet e saj”, tha per RTK-në Imer Elezaj, prodhues i fidaneve.
E në anën tjetër drejtori për Bujqësi në Deçan Rifat Stojkaj thotë se fermerët që kultivojnë meritojnë përkrahje nga institucionet vendore.
Në komunën e Deçanit, viteve të fundit është rritur interesimi i fermerëve për bujqësi dhe blegtori.























