Zeka: Marrëveshja gjithëpërfshirëse mundësi për investimet amerikane
A.B / RTKlive.com
Ndihmës Sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Evropiane dhe Euro-aziatike, Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari për Çështje Evropiane dhe Euro-aziatike, Gabriel Escobar këtë javë kanë vizituar Kosovën.
Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane (OAK), Arian Zeka, vlerësoi se edhe pse vizita e tyre është më shumë në aspektet politike, të sigurisë dhe dialogut për arritjen e marrëveshjes me Serbisë, ka lidhshmëri edhe me tërheqjen investimeve amerikane në Kosovë.
“Është nevojë të arrihet marrëveshje finale me fqinjën tonë, deri sa të arrihet kjo marrëveshje perspektiva e investimeve amerikane është më e zbehtë”, tha ai për RTK.
Zeka ka folur edhe për mundësin e rritjes se bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. “Kosova ka mundësi të eksportojë prodhimet e saj për shkak të mundësisë që ia kanë dhënë ShBA-të”, tha ai.























