Guvernatori i BQK-së e Ambasadori turk diskutojnë për sektorin financiar
BKT
Ekonomi

Guvernatori i BQK-së e Ambasadori turk diskutojnë për sektorin financiar

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, është takuar me ambasadorin e Republikës së Turqisë në vendin tonë, ÇagriSakar.

Në këtë takim Mehmeti ka njoftuar Ambasadorin Sakar me zhvillimet e fundit në sektorin financiar, i cili vazhdon të jetë likuid dhe stabil, si dhe angazhimin e BQK-së për zhvillimin e mëtutjeshëm të ekonomisë së vendit.

"Guvernatori falënderoi Turqinë për ndihmën dhënë Kosovës dhe për bashkëpunimin e deritashëm dhe projektet e realizuara deri më tani, ndërsa shprehu gatishmërinë dhe interesimin që bashkëpunimi të rritet tutje, Ambasadori ÇagriSakar, vlerësoi lart të arriturat e deritashme të sistemit financiar të Kosovës dhe angazhimin e BQK-së për të avancuar më shumë këtë sektor të rëndësishëm për Kosovën, si dhe shprehu përkushtimin për angazhim në avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik dhe rritjes së investimeve nga Turqia në Republikën e Kosovës", thuhet në komunikatën e BQK-së. /V.Th


MË SHUME NGA Ekonomi