Ministri Peci: Bashkëpunimi ndërinstitucional po e avancon sektorin pyjor
BKT
Ekonomi

Ministri Peci: Bashkëpunimi ndërinstitucional po e avancon sektorin pyjor

N.M. /RTKlive

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka vlerësuar lartë punën e Task Forcës për Mbrojtjen dhe Shfrytëzimin e Ligjshëm të Pyjeve e cila sot ka miratuar Rregulloren e Punës, si dhe ka formuar Bordin Këshillëdhënës për Pylltari.

“Aprovimi i këtij dokumenti dhe formimi i Bordit është bërë sot gjatë takimit të tretë më radhë të kësaj Task Force, në të cilin kanë marrë pjesë Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe përfaqësues të institucioneve tjera qeveritare, që janë pjesë përbërëse e kësaj Task Force”, njofton MBPZHR.

Me këtë rast, Ministri Peci i ka vlerësuar shumë të rëndësishme aprovimin e këtyre dokumenteve për sektorin e pylltarisë, pasi që sipas tij tashmë po përcaktohet roli i Task Forcës si një organ ndërinstitucional për mbrojtjen dhe shfrytëzimin e ligjshëm të pyjeve.

 “Ministria e Bujqësisë tashmë e ka prioritizuar sektorin e pylltarisë, përmes hartimit të politikave të duhura pyjore. Në këtë drejtim kemi krijuar Task Forcën për Pyje, si dhe kemi aprovuar në Qeveri Ligjin e ri për Pyje dhe i njëjti është proceduar në Kuvend”, ka thënë pos tjerash ministri Oeci.

Me këtë rast u bë e ditur se në kuadër të pyllëzimeve MBPZhR-ja deri më tani ka pyllëzuar 309.30 hektarë apo 773,321 fidanë. Ndërkaq, Misioni i FAO-s në Kosovë ka pyllëzuar 50 hektarë apo 140 mijë fidanë.


MË SHUME NGA Ekonomi