Konjufca: Duhet t’i lidhim interesat tona ekonomike me Gjermaninë
Ekonomi

Konjufca: Duhet t’i lidhim interesat tona ekonomike me Gjermaninë

F.Sertolli / RTKlive.com

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca të premten në takim me afaristët gjermanë tha se duhet t’i lidhim sa më shumë interesat tona ekonomike më Gjermaninë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në takim me afaristët gjermanë tha se duhet t’i lidhim sa më shumë interesat tona ekonomike më Gjermaninë.

Tutje tha ai  se të gjithë popujt demokratik duhet të jenë sa më të bashkuar në vitet e ardhshme në mënyrë që të tejkalohen krizat të cilat do të jenë si pasojë e invazionit të Rusisë në Ukrainë.

“Lufta për shkak të invazionit të tmerrshëm të Rusisë po tregon që në vitet e ardhshme e gjithë bota do të përballet me një krizë e cila do ta prek edhe vendin tonë por edhe çdo vend të botës”, tha Konjufca.

Sipas tij, më shumë se kurrë po bëhet imperativ që bota demokratike do të funksionojë gjithnjë e më shumë si një familje.

“Të gjitha shtetet, të gjithë popujt, që janë të përcaktuar për demokraci, demokracia si bazë e organizmit të shoqërisë, duhet të jenë sa më afër njeri-tjetrit në vitet e ardhshme, do të jetë e imponuese do të jetë e domosdoshme të jemi sa më afër njëri-tjetrit dhe në këtë aspekt, edhe në organizimin e ekonomisë duhet t’i lidhim interesat tona ekonomike po ashtu sa më shumë”, ka kryeparlamentari Konjufca.

Po ashtu, ai foli edhe për papunësinë në Kosovë, dhe se sipas tij, mbetet i domosdoshëm absorbimi i investimeve.

“Papunësia në Kosovë gjithmonë tradicionalisht ka pasur një përqindje goxha të lartë, mendoj që Kosova me siguri qe e ka pasur papunësinë tradicionalisht më të lartën prej vendeve të rajonit, pikërisht për ketë arsye edhe migrimi është shumë i madh”, tha ai.

Sipas tij, është  ekzistenciale për neve si popull që të krijojmë vende të punës në Kosovë. Dhe për me arrit këtë mendoj që është i domosdoshëm absorbimi i investimeve në vendin tonë, prandaj ju shohim si partner shumë të rëndësishëm”, ka thënë Konjufca.

Sipas tij, përmes legjislacionit mund të kontribuohet në ardhjen e investitorëve. “Jemi të vetëdijshëm që aspekt esencial për zhvillimin ekonomik janë investimet e jashtme dhe mund te ndryshohet edhe legjislacioni në mënyre që të mundësohet ardhja e investitorëve”, tha Konjufca.


MË SHUME NGA Ekonomi