Mjekët kanë kryetare të re të Federatës Sindikale
RTK
Shëndetësi

Mjekët kanë kryetare të re të Federatës Sindikale

J.M

Zgjedhja e udhëheqësit të ri të FSSHK-së ishte paraparë të mbahej më 7 prill, por pas përplasjeve, mbledhja ishte shtyrë. Megjithatë, ajo u mbajt sot (e premte).

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës njoftoi se Tevide Imeri ka marrë detyrën e kryetares së kësaj sindikate. Ajo u zgjodh kryetare me 111 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Në pozitën e nënkryetarit do të jenë Bajram Kryeziu dhe Blerim Delija, ndërsa Naim Sahiti do të jetë kryetar i Këshillit Drejtues, sipas njoftimit të FSSHK-së.

Imeri do ta pranojë detyrën javën e ardhshme nga ish-udhëheqësi i FSSHK-së, Blerim Syla.

Mandati i kryetarit të FSSHK-së është pesëvjeçar.


MË SHUME NGA Shëndetësi