Ministri Krasniqi: Grant i performancës për këtë vit 8 milionë euro
Foto: Venera Xhoxhaj
Ekonomi

Ministri Krasniqi: Grant i performancës për këtë vit 8 milionë euro

Venera Xhoxhaj /RTK

Për herë të parë të dhënat e raportimit të performancës nga komunat verifikohen në teren. Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në prezantimin e raportit të performancës së komunave për vitin 2020, theksoi se ky proces është i rëndësishëm për të mundësuar identifikimin e problemeve si dhe për të përmirësuar punën dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve.

“Tjetër gjë e rëndësishme në këtë moment  që ngrit cilësinë e raportimit të performancës është ligji i bazuar në performancë dhe në grant të performancës si burim i rregullt i financimit të komunave bazuar në performancë i hapur në bashkëpunim me donatorë, vlera e të cilit këtë vit është 8 milionë euro. Nga këtu do të përfitojnë komunat që kanë arrit të kalojnë filtrat e 102 indikatorëve”, deklaroi Krasniqi.

Megjithatë në këtë raport nuk ka të dhëna të raportuara nga komunat veriore. Kështu deklaroi Drejtori i departamentit për performancë komunale Diellor Gashi kur tregoi se raporti përfshinë 38 komuna me të dhëna për 19 fusha të kompetencave vetanake të komunave.

“Në këtë periudhë kanë raportuar 38 komuna përjashtuar atë të Mitrovicës veriore ku të dhënat nuk janë autorizuar nga kryetari I komunës dhe si pasojë këto të dhëna nuk janë marrë për bazë edhe gjatë vlerësimit për grantin e performancës komunle”, ka thënë Gashi.


MË SHUME NGA Ekonomi