Mungesa e laurës rrezikon nga treni banorët e Baicës së Drenasit
Foto,RTK
Ekonomi

Mungesa e laurës rrezikon nga treni banorët e Baicës së Drenasit

Ahmet Maholli/ RTK

Banorët e Baicës së Drenasit thonë se mungesa e një barriere në rrugën që kryqëzohet me hekurudhën po rrezikon banorët pasi që frekuentimi është madh.

Ata thonë se pavarësisht kërkesave të shumta për barrierës ajo ende nuk është vendosur nga Infrakosi. 

Rruga që çon për në Baicë të Drenasit, e cila me gjithë frekuentimin e madh, nuk ka laurë mbrojtëse. Treni i cili vjen dy herë në ditë rrezikon banorët, për shkak të mungesës së kësaj barriere. Banorët kanë bërë kërkesa të vazhdueshme për vendosjen e laurës mbrojtëse, sepse rreziku është i madh, sidomos për fëmijët të cilët kalojnë mbi shina. Ata thonë se shpeshherë treni ndalet mu në këtë kryqëzim të rrugës, ngase banorët nuk e vërejnë atë.
Banorët e fshatit Baicë janë shumë të rrezikuar për shkak se nuk ka ndonjë barrierë, çdo ditë ndalet treni këtu, për shkak se nuk e shohin banorët, shumë e rrezikuar është, sidomos edhe për fëmijë.
Për shqetësimet e banorëve, zyrtarë të komunës së Drenasit thonë se kanë dalë në terren për ta vlerësuar gjendjen, ku sipas tyre, vërehet se treni që kalon këtë rrugë, paraqet rrezik, nga mungesa e laurës mbrojtëse dhe në bazë të inspektimit të bërë me grupin e ekspertëve, është e nevojshme të vendoset laura në fshatin Baicë.
“Kërkesat e fshatit Baicë, i kemi adresuar vazhdimisht në infrakos. Ende nuk është vendosë dhe ende nuk kemi ndonjë përgjigje se a do të vendoset apo jo”, tha për RTK Lumnije Krapi, drejtoreshë e Shërbimeve Publike dhe Emergjenca-Drenas.
Ndërkaq, nëpërmjet një përgjigjeje elektronike të Infrakosit thuhet se vendkalimi në rrugën që kryqëzohet me hekurudhën në fshatin Baicë sistemi i mbrojtjes automatike të vendkalimeve përcaktohet me disa kritere që e parasheh rregullorja e hekurudhës për kryqëzime në nivel me  hekurudhën.


MË SHUME NGA Ekonomi