Hykolli: BSPK nuk tërhiqet nga kërkesat ndaj qeverisë e punëdhënësve
Foto,RTK
Ekonomi

Hykolli: BSPK nuk tërhiqet nga kërkesat ndaj qeverisë e punëdhënësve

A.B/ RTKlive.com

Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, ka uruar 1 Majin - Ditën Ndërkombëtare të Punës duke thënë se gjendja e punëtorëve, sidomos e atyre në sektorin privat në Kosovë, nuk është e mirë.

"Sot, e diel, më 1 Maj, në Ditën Ndërkombëtare të Punës, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës u uron të gjithë punëtorëve Ditën Ndërkombëtare të Punës duke u uruar shëndet e prosperitet drejt realizimit të të drejtave të tyre. Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës me shqetësim përcjell veprimet e Partnerëve Socialë – të Qeverisë e të Punëdhënësve, karshi detyrimeve që kanë për të përmirësuar mirëqenien sociale e ekonomike të të punësuarve në Republikën e Kosovës.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës është zotuar për këtë që do të jetë gardiani i ruajtjes së të drejtave të të punësuarve në Republikën e Kosovës, dhe se nuk do të tërhiqet nga kërkesat e arsyeshme e të drejta për realizimin e të drejtave të të punësuarve për një infrastrukturë ligjore të drejtë dhe jo diskriminuese e cila të punësuarve në Republikën e Kosovës ua mundëson ngritjen e mirëqenies sociale e ekonomike e cila del nga mundi dhe djersa e tyre, dhe jo shfrytëzim e pabarazi e diskriminim e manipulim të punës dhe djersës" tha kryetari i BSPK-së Atdhe Hykolli.


MË SHUME NGA Ekonomi