Latifi viziton pacientët në SHSKUK, falënderon mjekët për punën
Foto: Ministria e Shëndetësisë
Shëndetësi

Latifi viziton pacientët në SHSKUK, falënderon mjekët për punën

E.H

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, i shoqëruar nga drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi vizitoi sot Spitalin Pediatrik-Kirurgjik, Klinikën e Kirurgjisë Torakale dhe Qendrën Emergjente në QKUK.

Siç njofton komunikata, ai falënderoi personelin shëndetësor dhe atë mbështetës për punën që po bëjnë dhe angazhimin e tyre për t’u ofruar qytetarëve shërbime shëndetësore në çdo kohë.

“Gjatë kësaj vizite, Ministri ka bashkëbiseduar edhe me pacientë që po marrin shërbime në klinikat e QKUK-së dhe familjarët e tyre”, thuhet në njoftim.