Vazhdon të rritet norma vjetore e inflacionit të Eurozonës edhe në prill
Ekonomi

Vazhdon të rritet norma vjetore e inflacionit të Eurozonës edhe në prill

Ndër 19 vendet e Eurozonës, inflacioni më i madh vjetor në muajin prill u regjistrua në Estoni me 19 për qind, ndjekur nga Luksemburgu 16,6 për qind dhe Letonia me 13,2 për qind.

Sipas shifrave paraprake zyrtare, norma vjetore e inflacionit të Eurozonës në prill të këtij viti arriti në 7,5 për qind, nga 7,4 për qind nga muaji i mëparshëm dhe 1,6 për qind në prill të vitit 2021.

Çmimet e energjisë ishin kontribuuesi më i madh në normën e inflacionit në muajin prill, ndjekur nga ushqimi, alkooli, duhani, mallrat dhe shërbimet industriale jo-energjetike.

Ndër 19 vendet e Eurozonës, inflacioni më i madh vjetor në muajin prill u regjistrua në Estoni me 19 për qind, ndjekur nga Luksemburgu 16,6 për qind dhe Letonia me 13,2 për qind.

Malta me 4,9 për qind, Franca me 5,4 për qind dhe Finlanda me 5,9 për qind regjistruan normat më të ulëta.

Në një raport tjetër të dhënash, zyra statistikore Eurostat tha se prodhimi i brendshëm bruto (PBB) i Eurozonës u rrit me 5 për qind në baza vjetore në tremujorin e parë të vitit 2022.

Gjatë të njëjtës periudhë, PBB-ja u rrit gjithashtu me 5,2 për qind në Bashkimit Evropian (BE).


MË SHUME NGA Ekonomi