Propozohet projekti për prodhimin e 800 MW energji nga era dhe dielli
Foto RTK
Ekonomi

Propozohet projekti për prodhimin e 800 MW energji nga era dhe dielli

Faton Salihu/ RTK

51 afarist kanë qëndruar për katër ditë në Kosovë të cilët janë pritur nga krerët shterëror. Përveç takimeve pati edhe propozime konkrete për investime në vend, njëra ndër to është mundësia për prodhimin e 800 megavatëve energji nga era dhe dielli.

Afaristi Michael Shryder i cili bashkë me afaristë të tjera ka ardhur në Kosovë për të parë mundësitë për investime në Kosovë.

Ai ka thënë për RTK se ka ardhur me dy projekte në fushën e energjisë. Njëri është për rrjetin energjetik, ndërsa tjetri është prodhimi i 800 megavatëve energji nga era dhe dera.

Edhe Ambasadori i Kosovës në Gjermani Faruk Ajeti tha së kanë hartuar strategji për tërheqjen e investimeve gjermane në Kosovës.

“Jemi duke kontaktuar kompanitë gjermane për t'i sjelli investimet e tyre në Kosovë”, tha ai.

Kurse Konsulli i Kosovës në Stuttgart Besnik Miftaraj tha për RTK se pas kësaj vizite do të rriten investime në vend.

“Kosova me zhvillimet që i ka pas mendoj se është atraktive për investime”, tha ai për RTK.