14:20 / 06.05.2022
OEGJK dhe ATK diskutojnë rregullimin e sistemit të rimbursimit të TVSH-së
Afet BELA/ RTKlive.com
Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), organizoi takim me drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj.
“Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me njohjen e humbjeve teknike nga ana e ATK-së, rregullimin e sistemit të rimbursimit të TVSH-së, modernizimin e kontrolleve të kompanive nga ana e ATK-së, rritjen e numrit të inspektorëve, uljen apo heqjen e normës tatimore për produktet që shërbejnë si lëndë e parë ose mjet pune/mjet themelor. OEGJK dhe Administrata Tatimore e Kosovës do të vazhdojnë edhe më tej në intensifikimin e bashkëpunimit në mes tyre me qëllim të adresimit dhe zgjidhjeve të çështjeve që hasin kompanitë anëtare të OEGJK-së”, njofton Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare.