Klima e toka në Kosovë janë të mira për kultivimin e pemëve e perimeve
Foto RTK
Ekonomi

Klima e toka në Kosovë janë të mira për kultivimin e pemëve e perimeve

Ganimete Baliu/ RTK

Kohët e fundit në vazhdimësi bëhet thirrje që të punohet toka në vendin tonë. Një shembull i mirë është familja Blakaj nga Kovraga e Istogut e cila merret me kultivimin e mollëve, kumbullave si dhe shalqi.

Familja Blakaj nga Kovraga e Istogut janë të njohur për kultivimin e frutave. Ky biznes familjar është zhvilluar ndër breza.

Kryefamiljari Nazmi Blakaj thotë për RTK se dëshira për të sjell fruta vendor sa më të mira në treg ka bërë që ai bashkë me familje ta zhvillojë sa më shumë këtë biznes.

Sipas Blakajt klima dhe toka në vendin tonë janë shumë të mira për kultivimin e pemëve dhe perimeve.


MË SHUME NGA Ekonomi