‘Fol edhe Ti’ thyen heshtjen dhe promovon shëndetin mendor
Foto RTK
Shëndetësi

‘Fol edhe Ti’ thyen heshtjen dhe promovon shëndetin mendor

Afet BELA/ RTKlive.com

Për nder të Muajit të Ndërgjegjësimit për Shëndetin Mendor, një klinikë në Prishtinë në bashkëpunim me QHPSM, janë duke realizuar fushatën ndërgjegjësuese Fol edhe Ti. Me anë të fushatës ‘Fol edhe Ti’, , synojnë që të vazhdojnë ta thyejnë heshtjen dhe ta promovojnë rëndësinë e shëndetit mendor.

Veronë Perçuku menaxhere e Projekteve për Shëndet Mendor në QHPSM, tha se synojnë të përshijnë më shumë njerëz në këto aktivitete.

“Fushata Fol edhe Ti, ka në thelb tematikën e vetmisë. Me fokus në temën e vetmisë, kjo fushatë, gjatë tërë muajit, do të mundohet të përcjellë mesazhe të shpresës dhe përkrahjes tek të gjithë ata që mund të jenë duke kaluar në periudha të vështira. Gjithashtu, do të përcjellë kërkesa e thirrje të vazhdueshme për ta kthyer vëmendjen tek shëndeti mendor dhe për të vepruar në përmirësimin e gjendjes së tij në vend”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Ajo tha se do të shikojnë për të targetuar edhe grupe të tjera.

Kurse Arlinda Gashi zv. drejtoreshë në klinikën që organizon bashkë me SHPSM këtë fushatë, tha se fushata nuk ka ndonjë target të caktuar të grupeve shoqërore.


MË SHUME NGA Shëndetësi