Murati: Sistemi bankar i Kosovës ka treguar qëndrueshmëri
Foto EBRD
Ekonomi

Murati: Sistemi bankar i Kosovës ka treguar qëndrueshmëri

Afet BELA/ RTKlive.com

Të gjitha vendet do të duhet të kalojnë një tranzicion të shpejtë nga lëndët djegëse fosile në burime të pastra të energjisë për të shmangur ndryshimet klimatike globale. Kosova ofron një mundësi veçanërisht interesante investimi pasi qeveria është gati të nisë një strategji ambicioze energjetike për një tranzicion direkt nga thëngjilli në energjinë e ripërtëritshme.

Pa infrastrukturë të gazit për të filluar, Kosova synon të mbështetet në teknologjinë moderne për ruajtjen e energjisë dhe lidhësit ndërkombëtarë për të siguruar ekuilibrin ndërmjet kërkesës dhe prodhimit të ndryshëm të energjisë elektrike nga energjia diellore dhe e erës.

Në një sesion të organizuar Nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), me temë “Nga thëngjilli tek energjia e rinovueshme”, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka së reformat e filluar në Kosovë janë të vlerësuar. Sipas tij Kosova ka rini të re dhe kjo shihet edhe në rrugët e Prishtinës. “ Ne kemi penetrim të lartë të internetit, tani kemi shumë shërbime online, pandemia ka ndikuar të kemi jetë digjitale”, tha Murati, raporton RTKlive.

Sipas tij edhe sistemi bankar në Kosovës është shumë i zhvilluar, duke veçuar se kreditë e këqija janë shumë të ulëta në rajon.

Ndryshe ky sesion do të përcaktojë mundësitë që një tranzicion i tillë mund të krijojë për investitorët, duke filluar nga fermat klasike diellore dhe me erë deri te zgjidhjet më të avancuara si bateritë në shkallë rrjeti, ruajtja e nxehtësisë diellore etj.


MË SHUME NGA Ekonomi