Mehmeti: Sektori financiar vazhdon të jetë likuid e me performancë pozitive
Foto BQK
Ekonomi

Mehmeti: Sektori financiar vazhdon të jetë likuid e me performancë pozitive

Afet BELA/ RTKlive

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti të mërkurën ka takuar përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të udhëhequr nga shefi i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, Gabriel Di Bella dhe Stephanie Eble, përfaqësuese e zyrës regjionale për Ballkanin Perëndimor.

"Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe veprimet e deritashme të ndërmarra nga BQK. Me këtë rast, Guvernatori Mehmeti njoftoi të pranishmit se sektori financiar vazhdon të jetë likuid dhe me performancë pozitive, si dhe falënderoi FMN-në për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës dhe BQK-së në veçanti. Nga ana tjetër, udhëheqësi i Misionit të FMN-së për vendin tonë, Gabriel Di Bell shprehu gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes dhe realizimit të projekteve të ndryshme me BQK-në, përmes të cilave do të përfitonin qytetarët dhe ekonomia në përgjithësi", thuhet në komunikatën e BQK-së.