Mehmeti: Rritja ekonomike e Kosovës për vitin 2022 do të jetë 4.3 %
Foto RTK
Ekonomi

Mehmeti: Rritja ekonomike e Kosovës për vitin 2022 do të jetë 4.3 %

Afet BELA/ RTKlive

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti tha se vendimet që kanë marrë vitet e fundit kanë ndikuar në stabilitet financiar, por edhe në sektorët e tjera që janë nën mbikëqyrje të BQK-së.

“Sot sektorin financiar e kemi shumë stabil, janë marrë vendime shumë të rënda, por janë mirëpritur nga qytetarët e Kosovës, sa i përket vendimeve për heqjen e licencave për institucionet financiare dhe të kompanive të sigurimeve. Edhe rastin që e kemi në arbitrazh do ta fitojmë 100 %”, tha Mehmeti në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Mehmeti ka folur edhe për bashkëpunimin që ka BQK-ja me qeverinë e Kosovës. Sipas tij ky bashkëpunim ka qenë në vazhdimësi dhe nuk ka pasur asnjë problem. “Ne kemi bashkëpunim shumë të mirë, edhe tani që ishim në takimet e FMN-së dhe BB-së që u mbajtën në SHBA, këto dy institucione po japin shumë përkrahje për Kosovën”, theksoi ai. I pari i BQK-së, ka folur edhe për periudhën e pandemisë, e që me masat që janë marrë nga qeveria të kemi rritje ekonomike mbi 10.5 % në vitin e kaluar.

Pritjet për rritjen ekonomike të Kosovës për vitin 2022, sipas Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, do të jetë prej 4 deri në 4.4 %. Ai tha se projeksionet kanë ndërruar për shkak të zhvillimeve të agresionit rus ndaj Ukrainës. “Ndikimi i agresionit rus që ka në Evropë, ndikojnë edhe tek ne. Edhe çmimet e energjisë kanë ndikuar në ekonomi dhe reflektojë në Kosovë”, theksoi ai.

Mehmeti ka folur edhe për sektorin financiar dhe të sigurimeve. Sipas tij sektori i sigurimeve më në fund i kapitalizuar dhe ka rritje të pagesës së dëmeve +50%.

“Sektori financiar ka arritur në 8.9 miliardë euro, sektori bankar është likuid dhe mirë i kapitalizuar, kreditë e këqija janë mbi 2 % etj”, tha ai. Mehmeti bëri me dije se do të hapet edhe një bankë vendore.

“Më në fund kompanitë e sigurimeve janë mirë të kapitalizuara si pasojë e reformave që i kemi bërë”, tha Mehmeti.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa

MË SHUME NGA Ekonomi