Llugaliu takoi sekretarin e Organizatës Botërore të Doganave
Foto,Dogana e Kosovës
Ekonomi

Llugaliu takoi sekretarin e Organizatës Botërore të Doganave

Afet Bela / RTKlive

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Bruksel, ku u mirëprit në takim nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Doganave (OBD), Dr. Kunio Mikuriya.

"Në këtë takim, Drejtori i Përgjithshëm z.Llugaliu njoftoi Sekretarin e Përgjithshëm të OBD-së, Dr. Kunio Mikuriya, për të arriturat, sukseset si dhe sfidat e Doganës së Kosovës. Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm e njoftoi Sekretarin e Përgjithshëm lidhur me planet e ardhshme të Doganës së Kosovës, me qëllim të avancimit të  kapaciteteve në  të gjitha fushat. Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Doganave Dr. Kunio Mikuriya, vlerësoi angazhimin dhe kontributin e Doganës së Kosovës si anëtare e OBD-së, dhe u diskutua për bashkëpunimin e mëtejshëm. Dogana e Kosovës është e përkushtuar të avancoj sistemin dhe proceset duke zbatuar mekanizmat e OBD-së", thuhet në komunikatën e Doganës së Kosovës.


MË SHUME NGA Ekonomi