Hykolli pjesë e Samitit Ballkanik ‘E ardhmja e punës nën hijen e krizës’
Afet BELA/ RTKlive
Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Kosovës, Atdhe Hykolli, po merr pjesë në Samitin Ballkanik “E ardhmja e punës nën hijen e krizës” në Stamboll organizuar nga Sindikata e Nëpunësve të Turqisë, në të cilën ka prezantuar veprimtarinë e Sindikatave të Kosovës.
Në tryezën e diskutimeve rreth temës “A munden agjencitë ndërkombëtare të japin zgjidhjet e duhura në kohë krize?”, Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, foli për të arriturat dhe veprimtarinë e Sindikatave në Kosovë, dhe vuri theks të veçantë në punën e agjencive ndërkombëtare të cilat përfaqësojnë vendet e origjinës.
Sipas tij krizat krijohen vazhdimisht e rrallëherë ofrohen zgjidhjet e duhura për to. “Jemi në shekullin që na dha mësim me Pandeminë, mësimin nëse njerëzimi e ka marrë, jemi në kohën e trans-humanizimit ku singulariteti po vjen në shprehje, po edhe lufta e fundit në Evropën e pasluftës, prandaj agjencitë ndërkombëtare duhen riformuar e riformësuar për të larguar krizat që në të shumtën e rasteve krijohen nga vetë ato”, tha ai.
Nga Samiti pritet të dalin konkluzionet të cilat janë mbështetëse e veprimtarive sindikale.