16 raste të reja me Covid-19 në Kosovë
Foto: RTK
Shëndetësi

16 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Kimete Kasumi/ RTKlive

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 576 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 98 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.087 doza të vaksinës, njofton MSh.

Deri më sot 822.691 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse deri më sot janë dhënë 102.435 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Sot janë shëruar 35 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.859. Në total numri i rasteve aktive është 263, njofton kjo ministri.


APR
Romay Lift