12 raste të reja me Covid-19 në Kosovë
Foto: RTK
Shëndetësi

12 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Kimete Kasumi/ RTKlive

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 354 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 91 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.177 doza të vaksinës, njofton MSh.

Deri më sot 822.729 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse deri më sot janë dhënë 102.467 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Sot janë shëruar 28 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.887.Në total numri i rasteve aktive është 247, njofton kjo ministri.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa