Shtetit i ‘trashet kuleta’ edhe për gjysmë miliard euro
Jeton Musliu / RTKlive
Dogana e Kosovës për herë të parë ka arritur të kaloj 500 milion euro të hyra në këtë periudhë të vitit.
“Kjo shifër paraqet një rekord të ri pasi që nga themelimi i Doganës të hyrat në këtë periudhë të
vitit kanë tejkaluar shumën e mbledhur prej 500 milion eurove:, shkruan në komunikatën e lëshuar nga Doganat e Kosovës.
Sipas këtij institucioni, krahasimi me vitin e kaluar tregon që Dogana ka mbledhur deri me 19 maj 500,1 milion euro derisa vitin e kaluar të njëjtën periudhë ne kishim mbledhur 434,4 milion euro, respektivisht shprehur në përqindje 15% më shumë apo 66 milion euro më shumë.
“Gjithashtu edhe në krahasimi me projeksioni buxhetor të mbledhjes së të hyrave për vitin 2022 dogana e ka tejkaluar me 6.11% më shumë”, shkruan në komuni8katë.
Sipas Doganave të Kosovës, trendi pozitiv që dogana kishte gjatë vitit 2021 ka vazhduar edhe gjatë vitit 2022.