Investime në hekurudhat e Kosovës (Video)
Foto: Infrakos. com
Ekonomi

Investime në hekurudhat e Kosovës (Video)

Ahmet Maholli / RTK

Sa i përket infrastrukturës hekurudhore, po ashtu vendi ynë ka nevojë të bëjë përmirësime dhe rehabilitim të linjave hekurudhore në mënyrë që të plotësojë kërkesat e Bashkimit Evropian. Aktualisht punimet po kryhen në linjën Fushë Kosovë-Hani i Elezit.

Kosova ka nevojë të bëjë përmirësime dhe rehabilitim të linjave hekurudhore në mënyrë që të plotësojë kërkesat e Bashkimit Evropian. Aktualisht Linja Hekurudhore dhjetë, i ka 149 km, dhe është në zhvillim e sipër si projekti për rehabilitim. Punimet janë duke u zhvilluar në segmentin Fushë Kosovë - Hani i Elezit e cila ka 64 km. 

“Jemi në fazën e fillimit të punëve edhe për fazën e dytë që pritet së shpejti të fillohet punët, pasi që kontrata është e nënshkruar, dhe ajo pritet të bëhet në fillim të qershorit, që përfshin linjën hekurudhore nga Fushë-Kosova në Mitrovicë dhe ka 34 km”, thotë Zymer Zekaj, kryeshef ekzekutiv i “Infrakosit”

Ai thotë se është duke e kryer studimi i fizibilitetit që përfshin linjën Mitrovicë – Leshak me gjatësi prej 49 km. Në këtë fazë po kryhet sinjalizimi dhe elektrifikimi, sipas standardeve evropiane. 

“Standardet që pritet të arrihen janë të bashkësisë evropiane që do të kemi një rritje të shpejtësisë së qarkullimit të trenave deri mbi 120 km në orë dmth lidhet me hekurudhat panevropiane dhe kjo linja dhjetë certifikohet si linja që i lidh korridoret e Bashkimit Evropian”, thotë Zekaj.

Aktualisht punimet po kryhen në linjën Fushë-Kosovë – Han i Elezit. Aktualisht linja hekurudhore 10 i ka 149 km, synohet rritja e shpejtësisë së qarkullimit të trenave.


APR
Romay Lift