Kioskat pa frigoriferë
Foto: RTK
Ekonomi

Kioskat pa frigoriferë

Gentiana Kelmendi/RTK

Përveç rrugëve, Komuna e Prishtinës tash e disa muaj ka vendosur të heqë nga trotuaret e kryeqytetit edhe frigoriferët e kioskave. Këtë e ka bërë me arsyetimin se nuk kanë pasur leje.

Ndërkohë, Shoqata e kioskave dhe pronarë të tyre kërkojnë nga komuna që t’ua mundësojë rikthimin e tyre, sidomos tani kur po shkojmë drejt stinës së verës.

Pronarët e kioskave kërkojnë rikthimin e frigoriferëve, ndërkohë që Komuna e Prishtinës ka premtuar se do të shqyrtojë kërkesën e bizneseve

 “Në 60 % ka ra ra biznesi në qarkullim, në krahasim në kohën e përparme. Pa frigoriferë, me skadimin e afatit, mallrat duhet të hudhen jashtë prdorimit”, theksoi Enver Gashi  pronar i një kiosku.

 E, nga ana tjetër, Sadudin Hasani, kryetar i shoqatës së bizneseve të vogla ‘Kioska’ , tregon në hollësi lidhur me arsyen e largimit të frigoriferëve nga kioskat.

“Në fillim të këtij viti, më 28 janar, na ka ardhur një njoftim prej inspeksionit se nga të gjithë frigoriferët që ishin në përdorim, duhet të mbesin në funksion vetëm katër prej tyre. Por më pastaj na ka ardhur edhe një njoftim tjetër ku thuhej se duhet larguar të gjithë frigoriferët nga përdorimi, me arsyetimin se mungon leja e Shërbimeve Publike”, deklaroi Hasani.

Ndërkaq drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, theksoi se do të shqyrtohet kërkesa e këtyre buzneseve të vogla. Ai, gjithashtu, tregoi se po punohet për projektin për kioskat e reja për Prishtinën.

“Qëllimi nuk është ndërprerja e punës, por rregullimi. Qëllimi është që të japim pamje të bukur qytetit, këtë rast edhe kioskave”, sqaroi Ilirik Musliu.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa

MË SHUME NGA Ekonomi