9 raste të reja me Covid-19 në Kosovë
Foto: RTK
Shëndetësi

9 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Kimete Kasumi/ RTKlive

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 514 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 40 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.469 doza të vaksinës, njofton MSh.

Deri më sot 822.842 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse deri më sot janë dhënë 102.561 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Sot janë shëruar 34 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.981. Në total numri i rasteve aktive është 188, njofton kjo ministri.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa