Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare shënon 10 vjetorin e themelimit
Foto OEGJK në Facebook
Ekonomi

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare shënon 10 vjetorin e themelimit

Afet BELA/ RTKlive

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare këtë vit shënon 10 vjetorin e themelimit. Kjo organizatë që nga themelimi ka qenë si urë lidhëse mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Me këtë rast, Ambasadori gjerman Jörn Rohde ka uruar OEGJK-në për aktivitetet e saj të suksesshme, duke qenë se ajo kontribuon në sjelljen e investimeve të huaja dhe vendeve të punës në Kosovë.

"Dëshiroj ta falënderoj Drejtoresshën Ekzekutive, Nora Hasani dhe të gjithë anëtarët aktivë të OEGJK-së, bordin e kaluar dhe actual të drejtorëve dhe personelin e OEGJK-së për kontributin e tyre të fuqishëm në përkrahje të tregtisë dhe marrëdhënieve investive në mes të Kosovës dhe Gjermanisë – ne do t’vazhdojmë të mbështesim OEGJK-në edhe në të ardhmen", tha ai.

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare u themelua më 17 prill 2012 në Prishtinë nga 39 ndërmarrje. Në çështjet ekonomike ajo u bë një partner i rëndësishëm kontaktues i Unionit të Odës Gjermane Tregtare dhe Industriale (DIHK) në Berlin dhe i strukturave të saj në Ballkanin perëndimor.

Iniciativa për themelimin e kësaj Ode, doli nga ndërmarrjet kosovare dhe u përkrah nga Ambasada Gjermane në Prishtinë. Sipas ligjit të Kosovës Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare është organizatë e pavarur, jopolitike dhe jofitimprurëse, raporton RTKlive.

Në çështjet ekonomike ajo do të bëhet një partnere e rëndësishme kontaktuese e Unionit të Odave Gjermane Tregtare dhe Industriale (DIHK) në Berlin dhe e strukturave të saj në Ballkanin perëndimor.

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare i këshillon investitorët potencialë nga Gjermania dhe eksportuesit potencialë nga Kosova për në Gjermani, ofron trajnime për kompanitë anëtare, shoqëron delegacionet biznesore në Gjermani dhe mban kontakte me një numër të madh të shoqatave biznesore gjermane.

 


APR
Romay Lift