​Murati: 100 euro për punëtorët e sektorit privat pritet të dalin shpejt
BKT
Foto RTK
Ekonomi

​Murati: 100 euro për punëtorët e sektorit privat pritet të dalin shpejt

KSP

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka deklaruar se qytetarët tash e tutje duhet t’i deklarojnë të hyrat e tyre edhe kur lëshohet lokali me qera, të ardhura tjera nga burimet nga jashtë dhe të hyrat e tjera.

Murati në një konferencë për media, ka thënë se formulari për plotësim është aktive edhe online.

“Plotësimi i deklaratës personale për tatim vjetor, shembull të ardhurat nga qeraja duhet të deklarohen. Formulari është në mënyrë elektrike, të ardhura nga burimet nga jashtë apo burime nga jashtë. E ardhura tjetër nga fitimi kapital, është që bëhet nga shitblerja me letrave më vlerë, shitja e kriptovalutave”, tha ai.

Ministri Murati i pyetur nga KosovaPress për shtesat e 100 eurove për sektorin privat, ku tha se shumë shpejt pritet ekzekutimi i tyre.

“Komisioni është formuar, afati i aplikimit ka qenë deri në javën e kaluar. Ka krijuar më shumë telashe sesa që ka zgjidhur probleme me pas fillu me i trajtu një nga një, është dashur të pritet të kryhet afati, që komisioni me fillu punën. Po besoj që shumë shpejt do ta kryejë punën”, tha Murati.


MË SHUME NGA Ekonomi