Shoqata e Bankave të Kosovës prezanton identitet vizuel të ri
Foto ShBK
Ekonomi

Shoqata e Bankave të Kosovës prezanton identitet vizuel të ri

RTKlive

Në këtë njëzet vjetor të themelimit të Shoqatës së Bankave të Kosovës është prezantuar brendin e ri të SHBK-së.

“Inovacionin, Qëndrueshmërinë, Sigurinë dhe Gjithëpërfshirjen janë vetëm disa nga vlerat që simbolizon brendi ynë i ri. LOGO-ja e re e Shoqatës së Bankave të Kosovës është e shënuar me rrethin që përfaqëson monedhën, unitetin, interesat e përbashkëta dhe gjithëpërfshirjen, si dhe tre linja që përshkojnë përmes dhe përtej rrethit që përfaqësojnë stabilitetin, inovacionin dhe qëndrueshmërinë, të cilat janë vlerat e përfaqësuara edhe nga sektori ynë bankar. Ngjyrat e freskëta dhe energjike, rrethi dhe linjat kombinohen në një analog të simbolit të Euro që përfaqëson përkushtimin dhe aspiratën e sektorit bankar të Republikës së Kosovës për progres drejt integrimeve evropiane”, njofton Shoqata e Bankave të Kosovës.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa

MË SHUME NGA Ekonomi