Shqyrtohet raporti vjetor i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale
Ekonomi

Shqyrtohet raporti vjetor i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale

Naser Mekolli /RTKlive.com

Sot gjatë ditës në Kuvendin e Kosovës pritet të mblidhen gjashtë komisione parlamentare, pesë prej tyre do të fillojnë nga ora 10:00.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performancës “Prokurimi në Korporatën Energjetike të Kosovës (2018-2020)”. Të ftuar kryesuesi i Bordit dhe kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut.

Kurse Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport mban mbledhje në të cilën Osman Buleshkaj, konsulent i GIZ-it. prezanton temën “Sistemi i Arsimit Parauniversitar në Kosovë”, nga Osman Buleshkaj, konsulent i GIZ-it. (Kuvendi i Kosovës, N204)

Gjithashtu në Kuvendin e Kosovës, sot Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për Inspektoratin Sanitar dhe atë për Inspektoratin Shëndetësor.

Nga ora 10 gjithashtu fillon punën edhe Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Produktet Biocide.

Kurse Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti fillon mbledhjen në orën 11:00 dhe shqyrton raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).


APR
Romay Lift