PayPal të përfshijë edhe Kosovën
Foto/ RTKlive
Ekonomi

PayPal të përfshijë edhe Kosovën

A.Bela / RTKlive

Oda e Afarizmit të Kosovës i është drejtuar edhe njëherë me një shkresë Kryeministrit të Kosovës, për të kërkuar që të punohet që Kosova të jetë pjesë e disa sistemeve elektonike të pagesave, në mënyrë që të njejtat të jenë valide edhe në Kosovë, siç është rasti për Paypal, Cyber Source, Amazon etj;

OAK tash e sa kohë është duke kërkuar nga Institucionet që të mundësohet realizimi i pagesave ndërkombëtare përmes sistemit PayPal, e që do të kishte ndikim pozitiv tek këto të fundit.

OAK ka pranuar disa shqetësime nga bizneset të cilat exportojnë jashtë vendit, dhe bëjnë tregti elektronike përmes ecommerce, e të cilat kërkojnë që pagesa të realizohet përmes Paypal. Pamundësia e realizimit të kësaj të fundit po bënë që bizneset të humbin edhe klientët potencial të tyre.

"OAK konsideron që trajtimi me prioritet i kësaj çështje do të kishte ndikim pozitiv tek operatorët ekonomik dhe do të lehtësonte realizimin e pagesave ndërkombëtare. Kjo kërkesë po ripërsëritet me rastin e takimit të Kryeminsitrit Kurti në Davos me bizneset, gjatë vizitës zyrtare", njofton Oda e Afarizmit të Kosovës.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa